Ndërlidhjet

Koalicioni saudit u kërkon banorëve të Jemenit të largohen


Jemen
Jemen

Koalicioni që lufton rebelët Huthi në Jemen dhe udhëhiqet nga Arabia Saudite u ka dhënë banorëve të një bastioni rebel kohë deri në mbrëmje për t’u larguar nga zona.

Koalicioni ka thënë se ka shpallur qytetin Saada zonë lufte dhe se tani do të konsiderohet si “cak ushtarak”.

Aeroplanët e koalicionit kanë hedhur fletushka për banorët e Saadas, duke u kërkuar atyre që të largohen deri në orën 19:00, sipas kohës lokale.

Arabia Saudite thotë se ofensiva e saj ka për qëllim të rikthejë presidentin e Jemenit në pushtet, i cili është rrëzuar nga rebelët.

Rebelët Huthi kontrollojnë shumë pjesë të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

XS
SM
MD
LG