Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë në Shkup


Shkup, 8 maj 2015.

Shkup, 8 maj 2015.

Në Shkup janë mbajtur protesta kundër Qeverisë për të katërtën ditë me radhë.

Kordoni policor edhe sot ka penguar mijëra protestues për t`iu afruar godinës së Qeverisë, ku ishte caktuar protesta.

Pas kësaj, protestuesit janë nisur në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç`rast rrugës u janë bashkëngjitur dhe nxënës të shkollave të mesme me moton “Bashkë jemi më të fortë”.

Por, edhe para ndërtesës së MPB-së, kordoni policor u ka pamundësuar qytetarëve të protestojnë.

Ata edhe sot kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, duke brohoritur “Nikolla ik”, “vrasës”, “hajna”, “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.

Protestat kanë nisur qysh të martën, pasi lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka publikuar disa audio-incizime, për të cilat ai thotë se janë bisedime të përgjuara paligjshëm nga ana e qeverisë.

Sipas Zaevit, përmes këtyre audio-incizimeve kuptohet se Gruevski ka fshehur rastin e vrasjes së qytetarit Martin Neskoski katër vjetë më parë.

Protestat e së martës janë shndërruar në dhunë midis protestuesve dhe policisë.

XS
SM
MD
LG