Ndërlidhjet

SHBA rrit nivelin e kërcënimit nga terrorizmi


Uashington
Uashington

Bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë rritur masat e sigurisë, për shkak të kërcënimeve terroriste.

Instalacionet ushtarake janë tani në nivelin e tretë të vigjilencës, të njohur si “forca mbrojtëse Bravo”, për shkak të “kërcënimeve në rritje dhe të parashikueshme të terrorizmit”.

Ky veprim vjen pasi dy persona kanë bërë përpjekje, javën e kaluar, të sulmojnë një ekzpositë të karikaturave të Profetit Muhamed në Dallas të Teksasit.

Dy personat e armatosur rëndë janë qëlluar për vdekje nga policia para se t’i afroheshin ndërtesës ku mbahej ekspozita.

XS
SM
MD
LG