Ndërlidhjet

Arrestohet 17-vjeçari australian që “planifikonte” sulm terrorist


Australi - foto arkivi

Australi - foto arkivi

Policia australiane ka arrestuar një 17-vjeçar në Melburn, nën akuzat se ka planifikuar të shpërthejë bomba në Ditën e Nënës, në qendër të qytetit.

Policia ka deaktivizuar tre mjete të dyshuara shpërthyese, ndërsa adoleshenti është akuzuar për përgatitje të aktit terrorist.

E diela është Dita e Nënës në Australi, Shtete të Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Muajin e kaluar, po ashtu në Melburn, janë arrestuar pesë persona, nën dyshimet se kanë planifikuar të sulmojnë festën e madhe australiane Anzac.

XS
SM
MD
LG