Ndërlidhjet

Kosova fituese e garës së NASA-s


Ilustrim

Ilustrim

Kosova ka fituar titullin “People’s Choice Award” të NASA-së për inovacion.

Natev Explorer e ka quajtur fitoren hap të vogël për Kosovën, por të madh për shqiptarët, pasi është shpallur fitues i garës ndërkombëtare NASA Space Apps Challenge.

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka mposhtur atë bullgar Robo-Fabric me më shumë se 14 mijë vota avantazh.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA-s dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.

NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”.

Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në pyje etj.

Në këtë garë kanë marrë pjesë mbi 13 mijë garues nga 133 shtete pjesëmarrëse me 950 projekte.

XS
SM
MD
LG