Ndërlidhjet

Tirana dënon dhunën në Maqedoni, apelon për qetësi


Kumanovë
Kumanovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka thënë se është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar, “me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik”.

“Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mospërshkallëzim të mëtejshëm të situaës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë”.

“Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor”, thuhet në deklaratën e MPJ-së në Tiranë.

Të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme janë regjistruar rreth orës pesë të mëngjesit në Kumanovë të Maqedonisë. Mësohet se të shtënat sporadike janë duke vazhduar ende.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se përleshjet kanë ndodhur ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që ishte strehuar në disa shtëpi në Lagjen e Trimave, të banuar me popullatë shqiptare.

Sipas të dhënave të para, ka të plagosur, por ende nuk raportohet zyrtarisht për viktima.

XS
SM
MD
LG