Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga ngushëllon familjen Çavolli


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar familjen Çavolli dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për ndarjen nga jeta të këngëtares Liliana Çavolli. Në telegramin drejtuar familjes thuhet:

"Ikona e muzikës së lehtë në Kosovë, Liliana Çavolli, do tëkujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në kultivimin e këngës moderne shqipe".

"Ndarja nga jeta e zonjës Liliana Çavolli është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me ikonën e muzikës së lehtë në Kosovë", thuhet pos tjerash në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Liliana Çavolli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ajo ka qenë në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare.

Çavolli ka punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ka qenë autore dhe moderatore e emisionit “Evergreen” në Radio Kosova.

Varrimi i së ndjerës bëhet nesër.

XS
SM
MD
LG