Ndërlidhjet

logo-print

Serbia dërgon forca shtesë në kufi me Maqedoninë


Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Serbia ka dërguar forca shtesë policore në kufi me Maqedoninë.

Kjo është konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga vetë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe.

Është thënë se në një stacion të policisë në jug të Serbisë ka shkuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Policia e Maqedonisë ka ndërmarrë sot një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të, siç ka thënë, personave të armatosur.

Flitet për pasoja në njerëz, por ende nuk ka konfirmime zyrtare mbi numrin e viktimave eventuale.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni, ka thirrur për nesër një takim të Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve.

XS
SM
MD
LG