Ndërlidhjet

Lirohen dy punëtorë amerikanë të ndihmës në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainë raportohet se kanë liruar dy punëtorë amerikanë të ndihmës, të kapur dhjetë ditë më parë.

Të dy ata besohet se kanë qenë në mesin e stafit prej 30 vetash të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, të cilët janë burgosur pasi separatistët kanë bastisur zyrat e tyre në Donjeck.

Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, David Miliband, ka thënë se dy prej punëtorëve të kapur “ndodhen tani në një lokacion të sigurt”.

“Çdo ditë, punëtorët humanitarë të botës tregojnë kurajë të madhe, duke ndihmuar më të rrezikuarit në situata krize. Ata nuk duhet të sulmohen kurrë”, ka thënë Miliband.

Duke folur për agjencinë AFP, zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Kiev nuk ka mundur të konfirmojë lirimet e raportuara të punëtorëve.

Lideri i separatistëve në rajonin e Donjeckut, Aleksandr Zakharchenko, ka thënë se dy punëtorët janë liruar, pasi kanë qenë të burgosur nën akuzat për spiunazh.

XS
SM
MD
LG