Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Evitimi i dhunës në dobi të Maqedonisë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës, ka shprehur "brengosjen e thellë" për dhunën në Kumanovë të Maqedonisë.

"Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar", ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Në Kumanovë ka pasur sot përleshje ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që ishte strehuar në disa shtëpi në Lagjen e Trimave, të banuar me popullatë shqiptare.

Flitet për pasoja në njerëz, por ende nuk ka konfirmime zyrtare mbi numrin e viktimave eventuale.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë kanë dalë në konferenë për media dhe nuk kanë dhënë informacione për viktima.

Ata kanë thënë se aksioni policor në Kumanovë është ndërmarrë për të zhbërë "një grup më të madh terroristësh", të cilët "kanë pasur në plan të sulmojnë institucionet e shtetit".

Po sipas tyre, aksioni policor është duke vazhduar ende.

XS
SM
MD
LG