Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 40 të vrarë në një burg të Irakut


Irak

Irak

Së paku 30 të burgosur dhe 10 roje kanë vdekur në një përleshje në një burg të Irakut.

Ministria e Brendshme e Irakut ka njoftuar se mbi 50 të burgosur kanë ikur nga burgu në Khalis, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të Shtetit Islamik.

Megjithatë, ka raporte kundërthënëse për mënyrën se si ka nisur incidenti.

Zyrtarët thonë se ai është shkaktuar nga një rebelim i të burgosurve, por, sipas burimeve lokale, bëhet fjalë për një operacion të jashtëm të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG