Ndërlidhjet

4 të vrarë nga rrëzimi i avionit në Spanjë


Spanjë - foto arkivi
Spanjë - foto arkivi

Së paku katër njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak pranë aeroportit të Sevilles në Spanjë.

Aeroplani Airbus A400M është rrëzuar menjëherë pas nisjes në fluturim testues.

Dy persona të tjerë në bord kanë marrë plagë të rënda.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka shprehur keqardhje për incidentin.

Mediat lokale thonë se aeroplani ka sinjalizuar se ka pasur probleme me sistemet e tij pak para se të rrëzohej.

XS
SM
MD
LG