Ndërlidhjet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Liberia është e pastër nga rastet me Ebola.

Kjo sëmundje në Liberi ka vrarë mbi 4,700 persona, prejse ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar.

OBSH ka thënë se kanë kaluar 42 ditë prej rastit të fundit të shfaqur.

Në kulmin e krizës shtatorin e kaluar, Liberia është përballur me më shumë se 400 raste të reja në javë.

Kombet e Bashkuara kanë përgëzuar Liberinë për shuarjen e Ebolës, por kanë paralajmëruar se rajoni nuk mund të jetë i qetë derisa sëmundja të mos zhduket në shtetet fqinje, Siera Leone dhe Guine.

XS
SM
MD
LG