Ndërlidhjet

Pele del nga spitali


Pele, 2014
Pele, 2014

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka dalë nga spitali, pasi i është nënshtruar një operacioni të prostatës.

Ai është trajtuar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Pele, 74 vjeç, ka pasur disa kriza shëndetësore mujave të fundit.

Në nëntor të vitit 2014, ai është operuar edhe nga gurët në veshkë.

Pele ka fituar Kupën e Botës më 1958, 1962 dhe 1970 dhe konsiderohet si lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

XS
SM
MD
LG