Ndërlidhjet

OKB kritikon sulmet ajrore në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Jemen ka tërhequr vërejtjen se koalicioni ushtarak kundër rebelëve Huthi, i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, është duke bombarduar edhe civilë.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se bombardimi i zonave të populluara është kundër ligjit ndërkombëtar.

Sipas OKB-së, sulmet ajrore kanë vrarë së paku 1,400 njerëz, më shumë se gjysma e tyre civilë.

Koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin, Johannes Van Der Klauuw, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” nga ndikimi i sulmeve.

Rebelët Huthi kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

XS
SM
MD
LG