Ndërlidhjet

logo-print

Merkel sot në Moskë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë sot në Moskë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave të Varri i Ushtarit të Panjohur.

Merkel, sikurse edhe liderët e tjerë perëndimorë, nuk kanë marrë pjesë në paradën e së shtunës në Moskë, për të shënuar 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të bisedojnë sot për konfliktin në lindje të Ukrainës, ku luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë duke vazhduar, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

XS
SM
MD
LG