Ndërlidhjet

Rebelët në Jemen pajtohen për armëpushim


Jemen
Jemen

Rebelët Huthi në Jemen kanë thënë se do t’i përgjigjen pozitivisht ofertës për armëpushim nga koalicioni ushtarak, që udhëheq Arabia Saudite dhe që kryen sulme ajrore kundër tyre.

Arabia Saudite ka propozuar armëpushim pesëditor, nisur nga e marta, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Sipas Kombeve të Bashkuara, sulmet ajrore kanë vrarë së paku 1,400 njerëz, shumica e tyre civilë.

Rebelët Huthi nga pjesa veriore e Jemenit kanë nisur ofensivën vitin e kaluar dhe tani kontrollojnë shumicën e vendit.

Të premten, Arabia Saudite ka propozuar armëpushimin pesëditësh, por ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj çdo shkeljeje.

Kanali televiziv i rebelëve al-Massirah ka raportuar sot se rebelët “do t’iu përgjigjen pozitivisht përpjekjeve dhe masave që ndihmojnë në ndalimin e vuajtjeve”.

XS
SM
MD
LG