Ndërlidhjet

Ndërron jetë ish-presidenti turk


Kenan Evren
Kenan Evren

Ish-presidenti i Turqisë, Kenan Evren, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se Evren ka vdekur mbrëmë vonë nga dështimi i shumëfishtë i organeve.

Evren, si ish-shef i ushtrisë turke, ka udhëhequr një grushtshtet në vitin 1980.

Në qershor të vitit 2014, ai është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë veprim, i cili ka rezultuar me vdekje, tortura dhe arrestime.

Ai ka qenë shumë i vjetër për të marrë pjesë në seancat gjyqësore dhe mosha e shtyrë e ka kursyer po ashtu nga burgu.

Pesëdhjetë njerëz janë ekzekutuar dhe gjysmë milioni janë arrestuar, ndërsa qindra kanë vdekur në burg në vitet pas grushtshtetit.

Partitë politikë janë mbyllur dhe Evren ka shërbyer për shtatë vjet si president nga viti 1982.

Grushtshteti e ka lënë Turqinë me një kushtetutë që është hartuar nga gjeneralët dhe që shihet ende si penegesë për zhvillimin demokratik.

XS
SM
MD
LG