Ndërlidhjet

IS-i “ndihmon” talibanët në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët në veri të Afganistanit kanë thënë se luftëtarët talibanë, të cilët kanë nisur një ofensivë kundër forcave të sigurisë muajin e kaluar, po ndihmohen nga luftëtarë të huaj të grupit Shteti Islamik (IS).

Guvernatori i provincës Kunduz, Mohammad Omer Safi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se trupat e 18 militantëve të huaj janë gjetur në zonat ku po zhvillohen betejat qysh më 24 prill.

Ai ka thënë se ata përfshijnë militantë nga Taxhikistani, Uzbekistani, Kirgizia, Turqia dhe Çeçenia.

“Nuk mund të injorojmë praninë e luftëtarëve të Shtetit Islamik”, ka thënë për Radion Evropa e lirë shefi i policisë së provincës Kunduz, Abdul Saboor Nasrati.

XS
SM
MD
LG