Ndërlidhjet

logo-print

Video: Talibanët rrëzuan helikopterin me ambasadorë


Ilustrim

Ilustrim

Një video e talibanëve pretendon se tregon militantët me një raketë tokë-ajër dhe thotë se e njëjta është përdorur për të rrëzuar një helikopter pakistanez të premten.

Videoja e parë nga agjencia e lajmeve AP përfshin një mesazh të talibanëve, të cilët thonë se ata kanë hedhur raketën në distancë prej tre kilometrash për të rrëzuar helikopterin.

Nga incidenti kanë humbur jetën ambasadorët e Filipineve dhe Norvegjisë në Pakistan, gratë e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë, ashtu si edhe tre anëtarë pakistanezë të ekuipazhit.

Autoritetet pakistaneze thonë se helikopteri është rrëzuar për shkak të problemeve teknike dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e mëhershme të talibanëve se ata qëndrojnë prapa incidentit.

Zyrtarët ushtarakë nuk kanë komentuar ende videon.

XS
SM
MD
LG