Ndërlidhjet

Castro takoi Papa Françeskun


Vatikan, 10 maj 2015.
Vatikan, 10 maj 2015.

Presidenti i Kubës, Raul Castro, ka takuar në Vatikan Papa Françeskun, i cili ka ndërmjetësuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis Kubës dhe SHBA-së.

“Falënderoj Papën për atë që ka bërë. Do të rinis lutjet dhe do t’i rikthehem Kishës nëse Papa vazhdon në këtë mënyrë”, ka thënë Castro.

Lideri komunist ka ndaluar në Romë, pasi të shtunën ka ndjekur paradën ushtarake në Moskë, në kujtim të fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Papa do të vizitojë Kubën në shtator.

XS
SM
MD
LG