Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të vrarë nga të shtënat në Zvicër


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Zvicër ka bërë të ditur se pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytetin Vyrenlingen.

Kreu i policisë lokale, Michael Leutpold, ka thënë se sulmuesi është në mesin e të vrarëve.

Sipas tij, të gjitha viktimat, ashtu si edhe sulmuesi, janë zviceranë dhe nuk bëhet fjalë për akt terrorist.

Leutpold ka thënë se sulmuesi ka qenë një 36-vjeçar, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

Motivi i vrasjeve duket të jetë një mosmarrëveshje familjare, por hetimet vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG