Ndërlidhjet

Ndahet nga jeta gazetari Sijam Gorani


Prishtinë
Prishtinë

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare Sijam Gorani, gazetar dhe redaktor në RTV21. Gazetari Gorani vuante nga një sëmundje e rëndë.

Karrierën e tij prej gazetari, Sijam Gorani e filloi në Radio Prishtinë, në sektorin e ekonomisë, kurse më pas ai punoi si redaktor.

Pas nxjerrjes së dhunshme nga Radio-Televizioni i Prishtinës, në vitin 1998, Sijam Gorani iu bashkua ekipit të RTV21, ku punoi deri në ditët e sotme si redaktor, kryeredaktor dhe së fundi si drejtor i ueb-faqes së po këtij televizioni.

Të hënën do të mbahet mbledhja komemorative, duke filluar nga ora 11:00 në Sheshin 21, kurse varrimi bëhet po ashtu të hënën, në orën 13.00 në varrezat e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG