Ndërlidhjet

Davutoglu, vizitë të paparalajmëruar në Siri


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar për kohë të shkurtër në Siri, për të vizituar varrin historik të gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane.

Varri i Suleyman Shahut është zhvendosur gjatë një operacioni ushtarak të forcave turke në muajin shkurt, për shkak të shqetësimeve se militantët e Shtetit Islamik mund ta shkatërrojnë atë.

Siria ka thënë se zhvendosja e tij është akt i “agresionit flagrant”.

Shahu, i cili ka jetuar nga vitit 1178 deri më 1236, ka qenë gjyshi i themeluesit të Perandorisë Osmane, Osmani I.

Vizita e paparalajmëruar e Davutoglut në Siri pritet të zemërojë autoritetet në Damask.

XS
SM
MD
LG