Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s apelon për vetëpërmbajtje në Maqedoni


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve në operacionin anti-terrorist të forcave maqedonase të sigurisë në Kumanovë.

“Është e rëndësishme që të gjithë liderët politikë dhe udhëheqësit e komuniteteve të punojnë së bashku për të rivendosur paqen, si dhe të kryejnë një hetim transparent për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. U bëj thirrje të gjithëve që të ushtrojnë vetëpërmbajtje, si dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, në interes të vendit dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Shërbimi i Maqedonisë i Radios Evropa e Lirë.

Për ngjarjet në Kumanovë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG