Ndërlidhjet

Kabul: Vazhdojnë sulmet ndaj punonjësve qeveritar


Ilustrim

Ilustrim

Policia afgane ka thënë se një sulm vetvrasës ndaj një autobusi qeveritar ka vrarë së paku 3 persona dhe ka lënduar 16 të tjerë, sulmi i dytë ky ndaj punonjësve të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, brenda një jave.

Sulmi i mbrëmshëm ka ndodhur gjatë kohës kur ka qarkullim të dendur, kur autobusi dërgonte punonjësit në shtëpi.

Zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë, Sediq Sediqqi, ka thënë se sulmi është bërë nga një sulmues vetëvrasës që ecte në këmbë.

Të njëjtën ditë, katër punonjës të agjencisë së inteligjencës së Afganistanit janë plagosur në një sulm ndaj zyreve të kësaj agjencie në Kandahar.

XS
SM
MD
LG