Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti polak mesiguri zgjidhet me balotazh


Presidenti aktual polak, Bronislaw Komorowski

Presidenti aktual polak, Bronislaw Komorowski

Të dhënat e para nga Polonia tregojnë për fitore në raundin e parë të nacionalistit, Andrzej Duda në zgjedhjet presidenciale të djeshme, mirëpo votat e marra nuk janë të mjaftueshme për tu zgjedhur president.

Të dhënat befasuese tregojnë se Duda ka fituar rreth 34.5 % të votave, ndërsa presidenti aktual, Bronislaw Komorowski, ka marrë 33.1 %.

Ndonëse këto nuk janë të dhënat zyrtare, nëse ato konfirmohen këta dy politikanë do të përballen në balotazh.

Në Poloni, megjithatë është kryeministri ai që ka shumicën e fuqisë ekzekutive.

Mirëpo, pozita e presidentit ka gjithashtu fuqinë e vet, duke qenë udhëheqës i i ushtrisë dhe si dhe duke pasur të drejta mbi politikën e jashtme dhe të drejtë vetoje ndaj legjislacionit.

XS
SM
MD
LG