Ndërlidhjet

KE do kërkojë shpërndarjen e migrantëve në tërë BE-në


Ilustrim
Ilustrim

Një raport i publikuar në mediat britanike thotë se Komisioni Evropian do t’iu propozojë 28 vendeve anëtare që të ndajnë përgjegjësinë për strehimin e mijëra refugjatëve që arrijnë në Evropë përmes Mesdheut.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, më 13 maj do të propozojë një “sistem kuotimi obligativ për migrantët”, sipas një raporti të publikuar në “The Times”.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 60 mijë njerëz tashmë kanë bërë përpjekje që ta kalojnë Mesdheun gjatë këtij viti, prej të cilëve 1800 kanë vdekur në det.

Numri i refugjatëve që do t’i dërgohej çdo vendi do të vendosej sipas Bruto Produktit Vendor, numrit të popullatës, nivelit të papunësisë dhe numrit të azil kërkuesve të mëparshëm.

Momentalisht, azil kërkuesit janë përgjegjësi e vendit ku migrantët arrijnë për herë të parë.

Sot, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pritet t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit leje për përdorim të forcës ndaj trafikantëve të njerëzve që operojnë në Libi.

XS
SM
MD
LG