Ndërlidhjet

Policia e Kosovës shton kontrollin në kufi me Maqedoninë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka shtuar kontrollin me kufirin me Maqedoninë pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, “Policia, pas incidenteve te fundit te ndodhura ne Maqedoni, vazhdon me realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar”.

Kelani shton më tej se “lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtarë policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të çfarëdo lloj krimi duke perfshire edhe krimit trans-kufitar”.

XS
SM
MD
LG