Ndërlidhjet

Kashmir: Rrëshqet autobusi, vdesin 23 persona


Ilustrim

Ilustrim

Policia thotë se një autobus i ngarkuar me shumë njerëz ka rrëshqitur në një rrugë gurore dhe ka rënë në një greminë, duke marrë jetën e 23 personave në rajonin e Himalajeve në Kashmir, më sakt në zonën e kontrolluar nga India.

Inspektori kryesor i policisë, Danish Rana ka thënë se shoferi duket se e ka humbur kontrollin ndaj autobusit derisa e kalonte një kthesë.

Rana ka thënë se së paku 25 persona të tjerë janë lënduar gjatë aksidentit.

I njëjti ka potencuar se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe tani po evakuon të lënduarit.

Autobusi udhëtonte nga qyteza e Uthampurit kur aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Marothi, mbi 200 km në jug të qytetit kryesor të rajonit, Srinagar.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, ndonëse të dy vendet kanë prentendime ndaj tërë rajonit.

XS
SM
MD
LG