Ndërlidhjet

Libi: Sulmohet anija turke


Ilustrim
Ilustrim

Një anije mallrash turke është granatuar nga bregdeti i Libisë derisa anija i afrohej portit të Tobrukut.

Anija siç raporton Reuters, më pas është sulmuar nga ajri derisa ka bërë përpjekje që të largohet nga zona e sulmit të dielën, njofton sot Ministria e Jashtme turke.

Një nga oficerët e anijës ka vdekur ndërsa pjesëtarë të tjerë të anijes janë plagosur gjatë sulmit.

Sulmi është dënuar nga MPJ e Turqisë duke thënë se anija ishte në ujëra ndërkombëtare kur është sulmuar.

Ndërkaq, zëdhënësi i ushtrisë së Libisë ka thënë se anija turke është sulmuar pasi është paralajmëruar që të mos i afrohet qytetit libian, Derna.

XS
SM
MD
LG