Ndërlidhjet

Hollande - lideri i parë francez që e viziton Kubën pas një shekulli


Presidenti Francois Hollande duke dhënë deklaratë me të arritur në aeroportin e Havanës
Presidenti Francois Hollande duke dhënë deklaratë me të arritur në aeroportin e Havanës

Presidenti francez, Francois Hollande, ka arritur sot në Kubë për bisedime me presidentin e këtij vendi, Raul Castro.

Raportohet se kjo është vizita e parë e liderit francez në Kubë, për më tepër se një shekull, dhe vizita e parë e një shefi të shtetit perëndimor, prej shpalljes së afrimit ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës.

Presidenti Hollande tha se qëllimi i tij është që “Franca të jetë e para prej vendeve evropiane dhe e para ndër shtetet perëndimore, që të jetë në gjendje tu thotë kubanëve se ne do të jemi në anën e tyre, nëse ata vendosin të lëvizin kah hapja”.

Dje, presidenti i Kubës, Raul Castro, në Vatikan është takuar me Papën Françesk, të cilin e lavdëroi për ndërmjetësimin e ripërtritjes së raporteve të Kubës me Shtetet e Bashkuara.

Castro tha se ishte i impresionuar me Papën Françesk dhe ndoshta ai do të mund të kthehej në fenë katolike, pasi ishte lindur si katolik.

Kastro ka marrë pjesë në manifestimet në Moskë me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG