Ndërlidhjet

Sulm kundër anijes turke afër bregdetit të Libisë


Pamje e portit Tobruk në Libi në vitin 2011

Pamje e portit Tobruk në Libi në vitin 2011

Ministria e jashtme e Turqisë tha se kapiteni i një anijeje transportuese turke është vrarë dhe disa pjesëtarë të ekuipazhit janë plagosur kur anija e tyre u sulmua dje afër bregdetit të Libisë.

Kjo ministri tha sot se anija kishte lundruar nga Spanja për në portin Tobruk në Libi, kur ishte sulmuar.

Në njoftimin e Ministrisë së jashtme turke theksohet se anija së pari ishte sulmuar me të shtëna artilerike nga bregdeti, megjithqë ishte në ujërat ndërkombëtare, por pastaj u zbulua se ishte sulmuar edhe nga ajri.

Një përfaqësues i qeverisë ndërkombëtarisht të njohur të Libisë, me seli në portin lindor, Tobruk, tha se forcat e Libisë e kanë qëlluar anijen transportuese turke nga toka dhe ajri, pasi ajo kishte hyrë në ujërat territoriale “pa leje”.

Një portal i lajmeve në Libi, duke u bazuar në një zyrtar të paemëruar ushtarak, ka raportuar se anija ishte sulmuar nga forcat ajrore të Libisë, pasi ishte nisur për në portin Derna, që është nën kontrollin e xhihadistëve.

XS
SM
MD
LG