Ndërlidhjet

Izraeli ka blerë luftanije nga Gjermania


Ilustrim

Ilustrim

Izraeli i ka blerë katër luftanije të prodhimit gjerman për të ndihmuar në sigurimin e platformave të gazit në Mesdhe.

Ministria e mbrojtjes e Izraelit tha sot se luftanijet, në vlerë prej 430 milionë eurosh, do të dorëzohen brenda pesë viteve, duke i mundësuar marinës izraelite më tepër forcë ushtarake.

Qeveria e Gjermanisë pjesërisht do të marrë pjesë në pagesë të çmimit të luftanijeve, duke paguar 115 milionë euro nga shuma totale.

Si pjesë e kompensimit të saj lidhur me Holokaustin nazist, Gjermania është e përkushtuar për sigurinë e Izraelit dhe shpeshherë, në të kaluarën, ka ndihmuar të paguaj për çmimin e pajisjeve ushtarake, siç janë nëndetëset.

Kompania, Thyssen Krupp, që i ndërton anijet, sipas kontratës, është përkushtuar për blerje të prodhimeve izraelite në vlerë prej 181 milionë dollarësh.

Izraeli ka fusha të gjëra të gazit, shumica prej tyre të papërdorura, në një sipërfaqe prej 23 mijë kilometrash katrorë, që është hapësirë më e madhe se territori i Izraelit.

Planifikuesit izraelitë konsiderojnë se për shkak të kërcënimeve raketore nga pjesëtarët e grupit militant, Hezbollah në Liban, dhe nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, prioritet është zgjerimi i pranisë detare.

XS
SM
MD
LG