Ndërlidhjet

logo-print

Hahn: Palët e involvuara të tregojnë se çka ka ndodhur


Johannes Hahn

Johannes Hahn

“Të gjithë ne jemi të shqetësuar për atë që ka ndodhur gjatë fundjavës” në Maqedoni,tha sot në Bruksel, komisionari i Bashkimit Evropian për politikën e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn.

“Kërkojmë nga të gjitha palët dhe aktorët e involvuar të bashkëpunojnë në qartësimin se çka ka ndodhur, kush ka përgjegjësi për këtë dhe për të vepruar vërtetë në mënyrë unike për këtë çështje”, tha zoti Hahn në konferencën për shtyp në Bruksel.

“Ky sulm, kjo ngjarje, nuk duhet ta shmang vëmendjen nga situata e brendshme politike shumë serioze, dhe ne patëm kërkuar nga qeveria, por edhe nga partia opozitare, që ta fillojnë zgjidhjen, ta fillojnë bashkëpunimin. Pra, kjo nuk duhet të shihet si mundësi për ta lënë anash zgjidhjen e problemit fundamental me të cilin ballafaqohet vendi”, tha Johannes Hahn.

Mëtuje, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian ka theksuar se “ky sulm dhe kjo ngjarje nuk duhet të përdoret për krijimin e mëtejshëm të situatës së komplikuar duke paraqitur tension etnik”.

Zoti Hahn u ka bërë thirrje “njerëzve përgjegjës” në Maqedoni, por po ashtu, edhe “në fqinjësi, që të veprojnë duke reflektuar unitet” dhe në mënyrë transparente.

XS
SM
MD
LG