Ndërlidhjet

Stoltenberg: I rëndësishëm kontakti ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës


Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg

Duke u shprehur për zhvillimet në Kumanovë të Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se kërkohet kontakt ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.

“Besoj shumë se është e rëndësishme të kemi një kontakt shumë të afërt ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës dhe bëjë thirrje për hetim transparent lidhur me atë se çka ndodhi dhe si ka mundur kjo të ndodhë”, tha sot Jens Stoltenberg, gjatë një konference për gazetarë në Bruksel.

“Policia ishte në gjendje ta menaxhoj situatën. Për fat të keq, disa jetë janë humbur, por policia tregoi se ata ishin të aftë ta menaxhojnë situatën”, tha Jens Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG