Ndërlidhjet

Kumanovës i kthehet qetësia


Kumanova pas konfliktit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Kumanova pas konfliktit

Gjendja e sigurisë në Kumanovë është stabile dhe e qetë pas përfundimit të operacionit të forcave speciale të policisë kundër siç thuhet, "grupit terrorist që prezantohet si Ushtria Çlilimtare Kombëtare".

Pas tërheqjes së policisë dhe neutralizimit të grupit të armatosur, sipas policisë, popullata civile është kthyer në shtëpitë e tyre, por ata kanë hasur në shkatërrime masive të pronave të tyre.

Banorët thonë se nuk gjejnë fjalë për të përshkruar tmerret e përjetuara.

"Po e sheh edhe vet, s'di çfarë me tregu"; "Nuk e di as vet si ndjehem, tmerr"; “Babai im, xhaxhai të gjithë kemi qenë në bodrum, vetëm Zoti e di se si kemi shpëtuar“...thonë disa banorë të Lagjes së Trimave, e banuar me popullatë shqiptarë në Kumanovë.

Në këtë zonë të shtunën dhe të dielën u zhvilluan përleshje të ashpra që përfunduan me 22 të vrarë, prej tyre 8 pjestarë të forcave të sigurimit dhe 14 nga grupi i armatosur, por identiteti i tyre ende nuk është zbuluar. Gjithashtu, janë ngritur dilema nëse në mesin e të vrarëve ka edhe civilë.

Gjatë përleshjeve janë plagosur 37 policë ndërsa janë dorëzuar rreth 30 persona nga grupi i armatosur.

Prokuroria publike tashmë atyre u ka shqiptuar masën e paraburgimit. Sipas gjykatës themelore në Shkup, 18 pjesëtarë të grupit janë shtetas të Kosovës, 2 pjesëtarë shtetas të Maqedonisë, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, 9 shtetas të Maqedonisë dhe një tjetër shtetas i Shqipërisë me qëndrim të përkohshëm në Gjermani.

Të dyshuarit akuzohen për vepra penale “tërrorizëm dhe rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë“.

Lidhur me gjendjen e sigurisë, të dielën në mbrëmje ka debatuar edhe këshilli i sugurisë kombëtare të Maqedonisë.

Presidenti Gjorgje Ivanov, tha se institucionet kishin njoftuar me kohë bashkësinë ndërkombëtare se në Maqedoni po përgaditen sulme terroriste por se përgjigje kthyese nuk kishin marr.

Ivanov tha se institucionet do të veprojnë fuqishëm ndaj çdo individi apo grupi që synon rrezikin e stabilitetit dhe prishjen e raporteve ndërentike në vend.

“Nuk do të lejojmë përshkallëzimin e tensioneve. Po bëjmë gjithçka të mundur që të mos vie deri te destabilizimi i shtetit dhe prishja e raporteve ndërentike. Për realizimin e këtij synimi kërkojmë ndihmën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kemi nevojë për qetësi dhe përmbajtje“, ka deklaruar presidenti Ivanov.

Por, në opinion vazhdojnë dilemat nëse përlshejet në Kumanovë kanë qenë të inskenuara për qëllime politike.

Dilemat mes njohësve të çështjeve politike forcohen edhe për faktin se tash e një kohë të gjatë ka paralajmërime për skenarë të tillë.

“Situata e krijuar dhe aksioni i policisë në vete ngërthejnë shumë engima të cilat më tepër i ngjajnë një skenari se sa një aksioni të suksesshëm policor. Duke pasur parasysh faktin se dy javë para u paralajmërua se grupe kriminale janë paguar dhe do të hyjnë, skenari tani që u relizua me gjithë këto të panjohura dëshmon se këtu ka shumë zona të errëta që e bëjnë të vështirë të arrihet deri tek e vërteta absolute se aksioni ishte i këtillë apo i atillë", thotë analisti Alajdin Demiri.

Kohë me parë ish komandati i forcave speciale policore në periudhën e konfliktit të vitit 2001, gjenerali Stojanço Angellov, doli me të dhëna se pushteti, sipas tij, ka ndarë së paku 2 milionë euro për persona caktuar për të nxitur deshtabilizmin e Maqedonisë me qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes nga afera e përgjimeve dhe akuzat për përfshirjen e qeverisë në veprimet të shumta kriminale.

XS
SM
MD
LG