Ndërlidhjet

Jemen: Kryengritësit pretendojnë se e kanë rrëzuar një aeroplan


Pamje e aeroplanëve luftarakë F-16 që marrin pjesë në bombardimet e caqeve të kryengritësve huthi në Jemen
Pamje e aeroplanëve luftarakë F-16 që marrin pjesë në bombardimet e caqeve të kryengritësve huthi në Jemen

Kryengritësit shiitë huthi thanë sot se e kanë rrëzuar një aeroplan luftarak të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, pak kojë pasi qeveria e Marokut ka njoftuar se një aeroplan luftarak i saj është zhdukur gjatë misionit.

“Mbrojtja ajrore e fiseve e rrëzoi aeroplanin mbi Wadi Nushur, në Saada”, që është bazë e kryengritësve në pjesën veriore, ka raportuar televizioni i kryengritësve, Al-Masirah, duke transmetuar pamje, në të cilat shihen banorët lokalë duke festuar rreth mbetjeve të aeroplanit.

Maroku pat njoftuar se kontakti me pilotin dhe aeroplanin F-16s ishte humbur dje pasdite.

Ky është aeroplani i parë i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të cilin raportohet se është zhdukur, prej 26 marsit, kur kanë filluar sulmet ajrore kundër caqeve të kryengritësve shiitë huthi në Jemen.

XS
SM
MD
LG