Ndërlidhjet

Jahjaga – Mustafa: Kërkohet hetim transparent dhe kredibil


Atifete Jahjaga dhe Isa Mustafa
Atifete Jahjaga dhe Isa Mustafa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë dënuar çfarëdo përfshirje të shtetasve të Republikës së Kosovës në incidente në Maqedoni.

“Pas një takimi të sotëm, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa bëjnë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve të fundit duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre të plotë për të zbardhur këto zhvillime të fundjavës në qytetin e Kumanovës” thuhet në njoftimin për media të lëshura nga Presidenca e Kosovës.

Organet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, po ashtu thuhet në njoftim, kanë kërkuar nga homologët e tyre maqedonë detaje lidhur me incidentet e fundjavës dhe janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ta.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën evropiane dhe euroatlantike, me të cilën gëzon marrëdhënie të mira ndërshtetërore”, thuhet në njoftim.

Mëtuje, institucionet e Kosovës shprehin ngushëllime për familjet e të vrarëve dhe keqardhje për të plagosurit, dhe kërkojnë respektim të plotë të ligjit dhe përmbajtje nga dhuna.

XS
SM
MD
LG