Ndërlidhjet

Afganistan: Zyrtarët thonë se janë këmbyer 19 persona të rrëmbyer


Protestuesit e grupit etnik Hazara kërkuan nga qeveria lirimin e të rrëmbyerve
Protestuesit e grupit etnik Hazara kërkuan nga qeveria lirimin e të rrëmbyerve

Zyrtarët e Afganistanit thonë se rrëmbyesit i kanë liruar 19 pjesëtarë të grupit etnik Hazara, që ishin kidnapuar në muajin shkurt.

Autoritetet i kanë këmbyer ata për 22 vetë, që mbaheshin të arrestuar në Afganistan.

Këta zyrtarë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se këmbimi ka ndodhur sot në provincën Gazni.

Zyrtarët kanë thënë, po ashtu, se 22 personat, që janë këmbyer, shumica prej tyre të jashtëm dhe gra e fëmijë, me gjasë janë pjesëtarë të familjeve të rrëmbyesve.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, tha se nuk janë paguar para dhe se nuk janë këmbyer të burgosurit e dënuar.

Të rrëmbyer mbesin edhe 11 pjesëtarë të grupit Hazara.

Fillimisht, autoritetet e patën fajësuar një grup të ndërlidhur me militantët e Shtetit Islamik, për këto rrëmbime.

XS
SM
MD
LG