Ndërlidhjet

Jahjaga, Rohrabacher: Bisedë për zhvillimet aktuale në Kosovë


Pamje nga takimi i sotëm Jahjaga - Rohrabacher në Prishtinë

Pamje nga takimi i sotëm Jahjaga - Rohrabacher në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Prishtinë me anëtarin e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Dana Rohrabacher, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe për integrimet evro-atlantike.

Theks i veçant gjatë këtij takimi i është kushtuar zhvillimit ekonomike dhe investimeve të jashtme, që do të mundësonin hapjen e vendeve të reja të punës, njofton faqja në Internet e Presidencës së Kosovës.

Po ashtu, është disktuuar edhe për forcimin e demokracisë në Kosovë, ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe avancimin e të drejtave të njeriut, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe veçanërisht të komuniteteve pakicë.

XS
SM
MD
LG