Ndërlidhjet

NATO: Rusia e vazhdon mbështetjen e separatistëve në Ukrainë


Jens Stoltenberg gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel
Jens Stoltenberg gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia dhe separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, tash kanë aftësi për të lansuar sulme të reja, pasi i kanë forcuar kapacitetet e tyre ushtarake.

Mëtutje, zoti Stoltenberg u tha sot gazetarëve në Bruksel se “në pjesën lindore të Ukrainës, Rusia dhe separatistët tash kanë kapacitete, që u mundësojnë atyre të lansojnë sulme të reja me pak kohë për paralajmërim”.

Zyrtari i lartë i aleancës veriatlantike ka vlerësuar se situata në pjesën lindore të Ukrainës po lëvizë “në drejtim të gabuar”, megjithë armëpushimin e arritur në muajin shkurt.

“Ne shohim më tepër humbje të jetëve, rritje në shkeljen e armëpushimit, pengesa ndaj monitoruesve dhe mbështetjen e vazhdueshme ruse për separatistët”, tha Stoltenberg dhe ka shtuar se “ky është trend shqetësuaes në drejtim të gabuar”.

Ministrat e jashtëm të NATO-s pritet të diskutojnë për situatën në Ukrianë më vonë këtë javë, në samitin që mbahet në qytetin Antalija në Turqi.

XS
SM
MD
LG