Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini kërkon ndihmën e OKB-së për migrantët


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për përpjekjet e Evropës për të frenuar rrjedhën e refugjatëve, të cilët duan të arrijnë kontinentin evropian duke kaluar Detin Mesdhe.

“Ne duhet të llogarisim në mbështetjen tuaj për të shpëtuar jetë”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka paraqitur propozimet e miratuara nga BE-ja në muajin prill, të cilat përfshijnë “përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për të kapur dhe shkatërruar anijet kontrabanduese”.

BE-ja duhet të kërkojë miratimin e OKB-së për çdo operacion ushtarak për të kapur anijet kontrabanduese në ujërat territoriale të Libisë.

Libia, vend ku operojnë shumë kontrabandues, ka hedhur poshtë propozimet e BE-së.

OKB llogarit se mbi 60,000 persona kanë bërë përpjekje të kalojnë Mesdheun këtë vit, ndërsa mbi 1,800 dyshohet se kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG