Ndërlidhjet

Hollande: Kubës t’i hiqet embargoja tregtare


Raul Castro dhe Francois Hollande
Raul Castro dhe Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin embargon e tregtisë ndaj Kubës, duke thënë se “ajo ka dëmtuar keq zhvillimin e saj”.

Hollande i ka bërë këto komente në Havana. Ai është kryetari i parë i shtetit francez që ka vizituar Kubën prejse është bërë shtet i pavarur.

Hollande ka takuar presidentin e Kubës, Raul Castro, dhe ka kaluar rreth 50 minuta me vëllain e tij dhe liderin revolucionar, Fidel Castro.

Pak muaj më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba kanë nisur të rikthejnë disa marrëdhënie diplomatike, pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe presidenti Barack Obama të vizitojë Kubën vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG