Ndërlidhjet

SHBA hedh poshtë raportin për Bin Ladenin


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë një raport që pretendon se administrata Obama ka gënjyer në lidhje me rrethanat e vrasjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011.

Raporti i gazetarit Seymour Hersh, i cili është publikuar në gazetën London Review of Books, ka plot “pasaktësi dhe pohime të pabaza”, ka thënë zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Ned Price.

Hersh ka shkruar se administrata ka bashkëpunuar fshehurazi me zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit për të vrarë Bin Ladenin dhe se zyrtarët pakistanezë kanë qenë në dijeni për operacionin.

“Siç e kemi thënë në atë kohë, ky operacion ka qenë i njohur për një rreth shumë të vogël të zyrtarëve amerikanë. Presidenti ka vendosur që të mos njoftojë asnjë qeveri tjetër, as atë të Pakistanit”, ka thënë Price.

“Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi partner me Pakistanin në përpjekjet tona të përbashkëta për të shkatërruar Al Kaidën, por ky ka qenë operacion i SHBA-së”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG