Ndërlidhjet

Kerry për bisedime në Moskë


Lavrov dhe Kerry - foto arkivi
Lavrov dhe Kerry - foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot në Rusi, për herë të parë prejse ka nisur konflikti në Ukrainë në fillim të vitit 2014.

Në qytetin Soçi, Kerry do të takojë homologun rus, Sergei Lavrov, ndërsa takimi me presidentin Vladimir Putin nuk është konfirmuar ende.

Pritet që Ukraina të jetë tema kryesore e bisedimeve, ashtu si edhe lufta në Siri.

Perëndimi akuzon Rusinë se armatos separatistët në lindje të Ukrainës dhe se dërgon trupa atje, por Moska i hedh poshtë këto pretendime.

Mbi 6,000 njerëz kanë vdekur prejse kanë nisur luftimet në prill të vitit 2014, në rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Luftimet kanë pasuar aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

XS
SM
MD
LG