Ndërlidhjet

Dënohet me burg ish-zyrtari i CIA-s


Ilustrim

Ilustrim

Ish-zyrtari i CIA-s, Jeffrey Sterling, ka biseduar me një gazetar në Uashington në lidhje me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Tani, një gjykatë amerikane e ka dënuar atë me tre vjetë e gjysmë burg, për zbulimin e informacioneve të klasifikuara.

Sterling, 47 vjeç, është paraqitur para Gjykatës Federale në Virxhinia.

Prokuroria ka nisur të mbledhë provat kundër tij gjatë presidencës së George W. Bushit, por ai është bërë rast nën administratën Obama.

Dokumentet e klasifikuara thuhet se kanë pasur të bëjnë me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG