Ndërlidhjet

Kryeministri i Pakistanit arrin në Kabul


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, dhe liderë të tjerë civilë dhe ushtarakë të këtij vendi kanë arritur në Kabul, për të biseduar për bashkëpunimin midis dy vendeve në luftën kundër militantëve.

Vizita pason ftesën e presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani.

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Raheel Sharif, dhe kreu i agjencisë së inteligjencës së Pakistanit, Rizwan Akhtar, janë pjesë e delegacionit.

Ushtria ka thënë se delegacioni shpreson të shënojë përparim në çështjet e përbashkëta të paqes dhe zhvillimit.

XS
SM
MD
LG