Ndërlidhjet

Nikolliq: Veriu Serbisë, pjesa tjetër autonominë e 74-shit


Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.

Platforma e re e Serbisë për Kosovën, e hartuar nga presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, pritet që brenda dy-tre ditësh të jetë në duart e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta beogradase "Politika".

Sipas saj, Nikolliq do t’i propozojë Qeveirsë serbe që veriu i Kosovës të vazhdojë të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa territori jashtë Asociacionit të Komunave Serbe të ketë “trajtimin që kanë pasur shqiptarët në Republikën Socialiste Federale të Jugosllavisë”.

Kushtetuta e vitit 1974 u ka dhënë shqiptarëve në Kosovë të drejtën e vetëqeverisjes gjyqësore dhe mundësinë e formimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Politika” thekson se Nikolliq do të veprojë brenda kuadrit të përcaktuar nga Kushtetuta, me "synimin për të arritur marrëveshje të përhershme me shqiptarët".

Sipas këtij burimi, ideja është që Kosova të fitojë autonomi të gjerë, çfarë e kanë republikat në një sistem federativ.

XS
SM
MD
LG