Ndërlidhjet

Raporti i Nemtsovit: 220 usshtarë rusë u vranë në Ukrainë


Vendi ku u bra Boris Nemtsov

Vendi ku u bra Boris Nemtsov

Një raport i aktivistëve opozitar rusë thotë se Moska ka shfrytëzuar 53 miliardë rubla apo mbi 1 miliard dollarë në përkrahje të separatistëve në Ukrainën lindore.

Raporti i njëjtë thotë se së paku 220 ushtarë rusë janë vrarë në këtë pjesë të Ukrainës.

Raporti i titutlluar: “Putin.Lufta” është projekti i fundit i lideri të vrarë opozitar dhe kritikut të ashpër të Kremlinit, Boris Nemtsov.

Ai është prezantuar sot në Moskë.

Nemtsov ka përdorur burime të hapura të informacionit dhe intervista me familje për të krijuar raportin që bie në kundërshtim me argumentet e Moskës se ushtarët rusë nuk kanë luftuar në Ukrainë.

Nemtsov u vra në qendër të Moskës në muajin shkurt, ndërsa raporti 65 faqesh është përfunduar nga disa pjesëtarë të partisë së tij, dhe disa gazetarë opozitarë.

Kremlini nuk e ka komentuar ende raportin.

Perëndimi dhe Ukraina e akuzojnë Rusinë se ka dërguar armë dhe ushtarë për separatistët që po luftojnë trupat qeveritare në Ukrainë, si dhe trajnimin dhe dërgimin e të dhënave të inteligjencës ruse për rebelët pro rusë.

Publikimi i raportit është bërë ditën kur në Moskë ka shkuar për vizitë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i cili pritet të diskutojnë konfliktin në Ukrainë me presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG